Moody's ul aftësinë e pagesës së shtetit grek me tri shkallë
Athinë, 3 qershor - Agjencia për vlerësimin e bonitetit "Moody's" e ka ulur me tri shkallë aftësinë e pagesës së shtetit grek.
"Moody's" e shpjegoi këtë hap me shtimin e rrezikut që Greqia të mos sigurojë kredi të reja financiare për stabilizimin e vendit.
Në vlerësimet e fundit Greqia bie në një nivel jashtëzakonisht të ulët spekulativ dhe do ta ketë edhe më vështirë të gjejë kreditorë. Agjencia "Moody's" është pesimiste edhe sa i përket së ardhmes së afërt të Greqisë, ku rrezikohet që boniteti të bjerë edhe më shumë.
Ndërkohë Greqia ka komunikuar, se ulja e vlerësimit mbi aftësitë e saj të pagesës nuk do ta stepë qeverinë në Athinë në përpjekjet për përshpejtimin e reformave dhe daljen nga kriza.
Ekspertët e BE-së janë duke vlerësuar aktualisht në Athinë nëse Greqia po përparon në procesin e uljes së borxhit prej rreth 350 miliardë eurosh.
Nga këto vlerësime varet nëse do të paguhet kësti i pestë i kredive të emergjencës në vlerën prej 12 miliardë eurosh.