Moody's sinjalizon rritjen e notës së kredisë për Turqinë

Stamboll, 13 prill - Pas agjencisë Standard & Poors edhe agjencia Moodys, duke theksuar se me procesin e zgjidhjes do të shtohen edhe investimet në zonën jug-lindore, dha sinjalin se do të rritë notën e kredisë.
Procesi i zgjidhjes së problemit të terrorit në vend vë në veprim edhe agjencitë ndërkombëtare për vlerësimin e kredive.
Pas agjencisë Standard & Poors edhe agjencia Moodys, duke theksuar se me procesin e zgjidhjes do të shtohen edhe investimet në zonën jug-lindore, dha sinjalin se do të rritë notën e kredisë.
Moodys deklaroi se procesi i zgjidhjes është një zhvillim pozitiv nga aspekti i notës së kredisë, dhe se kjo do të rris atraktivitetin e Turqisë nga aspekti i investitorëve të huaj.
Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Zafer Çaëllajan (Zafer Çağlayan) gjatë kontaktit të tij dje në Ankara me homologun e tij gjerman, Filip Rosler (Philip Rösler), i bëri në vlerësim deklaratave të agjencisë Moodys.
Çaëllajan tha se Turqia me këtë proces do të jetoj një shpërthim ekonomik.
Ndërkaq edhe ministri mysafir dha përkrahjen e tij procesit të zgjidhjes dhe deklaroi se ky proces do të hapë rrugë investimeve të reja.