16 Nëntor 2024

Moody’s parashehë recesioni të thellë në Rusi

Moskë, 29 gusht - Shërbimi i Investitorëve Moody’s ka paraparë se recesioni i thellë në Rusi këtë vit, do të vazhdoj edhe në vitin 2016, për shkak të rënies së madhe të çmimeve të artikujve dhe të monedhave, të shkaktuara nga zvogëlimi ekonomik në Kinë.

“Rënia aktuale në çmimet e artikujve dhe zhvlerësimi i mëtjeshëm i monedhave, e ka përkeqësuar një ambient ekonomik vendës edhe ashtu jo të favorshëm”, tha mbrëmë vonë, Marie Dion, udhëheqëse e lartë në Moddy’s.

Moddy’s parashikon se ekonomia e Rusisë do të shënoj rënie ndërmjet 0.5 dhe 1.5% vitin e ardhshëm, pasi këtë vit ka shënuar rënie në shkallën ndërmjet 3.6 dhe 4.6%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)