Moodys paralajmëroi Spanjen për rrezikun e viti 2012
Madrid, 10 janar - Agjencia e vlerësimit financiar Moodys theksoi sot se Spanja duhet të bëjë një përpjekje të paprecedentë në vitin 2012 për të zvogëluar deficitin e saj publik në 4,4 për qind të PBB-së, por megjithatë paralajmëroi për rrezikun e pasojave negative të kësaj kure kursimi në një vend tashmë në prag recesioni.
Sipas llogaritjeve tona, shkurtimet e nevojshme buxhetore arrijnë në rreth 40 miliardë euro, ose 3,7 për qind të PBB-së, një shifër që mund të krahasohet me një reduktim të deficitit prej rreth 28 miliardë në 2010 dhe 2011″, bën të ditur agjencia në një buletin ekonomik të përjavshëm.
Por, arritja e një shkurtimi buxhetor kaq të madh në një kuadër ngadalësimi të rritjes rrezikon thellimin e perspektivave ekonomike negative, parashikon Moodys.
Agjencia parashikon një rënie të PBB-së spanjolle prej 0,5 deri 1 për qind në 2012, ndërsa homologia e saj Fitch parashikon një rritje ekonomike zero.
Deficiti publik i Spanjës, që ishte 9,3 për qind të PBB-së në 2010-së, me siguri e ka kaluar shifrën 8 për qind në 2011, ka njoftuar qeveria e re e djathtë ndërkohë që vendi është angazhuar për zvogëlimin e tij me 6 për qind.
Ai ka njoftuar tashmë shkurtime buxhetore prej 8,9 miliardë euro rritje të taksave në masën 6,3 miliardë.