19 Nëntor 2024

Moody's: Në 2014, ekonomia kineze të rritet 8 për qind

Pekin, 12 dhjetor - Në një raport të ditëve të fundit, kompania amerikane e vlerësimit kreditor Moody's e cilëson si "të qëndrueshëm" nivelin e shlyrjes së borxheve të Kinës.

Moody's parashikon që në vitin 2014, ekonomia kineze të rritet me 7 për qind - 8 për qind, duke vlerësuar perspektivën e zhvillimit të sistemit bankar dhe ndërmarrjeve jo-financiare si "të stabilizuar".

Sipas raportit, thellimi i reformave mund të stabilizojë ekonominë kineze me orientim drejt përparimit të vazhdueshëm.

"Krijimi i një klime të mirë për ndërmarrjet shtetërore mund të nxitë nivelin kreditues, përmirësimin e cilësisë së menaxhimit, si dhe shtimin e fitimeve të tyre. Njëkohësisht, politikat për futjen e kapitaleve private në fushat e monopolizuara, heqja e barrierave administrative mund të ndikojnë pozitivisht tregun kinez", nënvizon raporti.

Sipas Hu Kai, drejtor i vlerësimit pranë degës së Moody's-it në Kinë, krahas lehtësimit të investimeve dhe përmirësimit të tregut kapital si dhe shtimit të burimeve të financimit, ndërmarrjet private kineze mund të gëzojnë një mjedis më të mirë konkurrues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)