Moodys mban nën mbikëqyrje vendet e BE-së
Bruksel, 13 dhejtor - Agjencia e vlerësimit financiar Moodys konfirmoi sot se do të rishikojë vlerësimet e borxheve sovrane të vendeve të zonës euro dhe të Bashkimit Evropian gjatë tremujorit të parë 2012 për shkak të mosmarrjes së masave vendimtare të miratuara gjatë samitit evropian javën e kaluar.
Mungesa e masave për stabilizimin e tregjeve në një afat të shkurtër nënkupton se zona euro dhe më gjerë Bashkimi Evropian mbeten të rrezikuar nga tronditje të reja dhe kompaktësia e zonës euro nën një kërcënim të vazhdueshëm, bën të ditur agjencia në një komunikatë.