Moody's: Kapitali për bankat spanjolle i pamjaftueshëm
Sipas lajmit të Agjencisë Anadolli, shoqëria konsultuese Oliver Wyman të premten që kaloi deklaroi se raporti i përgatitur për rritjen e kapitalit të bankave spanjolle me 53 miliardë e 700 milionë euro nuk është parë si i mjaftueshëm sipas Moody's.
Moody' ka shpallur raportin javor ku hidhet pretendimi se rritja e parashikuar për bankat spanjolle mund të mos jetë e mjaftueshme për të garantuar stabilitetin e sektorit dhe sigurinë e investitorëve".
Moody's ka vënë në dukje se bankat spanjolle mund të kenë nevojë për një kapital të vlerës 70-105 miliardë euro.
Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Kredisë, ka vënë në dukje se megjithatë procesi i rritjes së kapitalit të bankave spanjolle po kalon pozitivisht dhe se ai do të ketë një ndikim pozitiv në notën e kredisë së Spanjës, duke ndihmuar gjithashtu në rifitimin e besueshmërisë mbi sistemin financiar të këtij vendi.