Moody's ka rritur notën e Turqisë
Stamboll, 20 qershor - Agjencia ndërkombëtare e klasifikimit të kredive Moody's ka rritur notën e Turqisë.
E njohur si dorështrënguar për sa i përket dhënies së notës Moody's e ka rritur me një shkallë notën e kredisë së Turqisë.
Sipas lajmit të agjencisë Reuters të lajmeve Moody's notën e Turqisë e ka rritur nga BA2 në BA1. Agjencia ka ruajtur edhe vlerësimin pozitiv për perspektivën e Turqisë.
Në njoftimin e agjencisë u tha se faktorët që kanë ndikuar në rritjen e notës janë kapaciteti i financave publike për të amortizuar ndikimet shokuese dhe masat e marra në lidhje me llogaritë rrjedhëse.
Në komunikatë flitet me lëvdata për hapat që ka hedhur Turqia kundër çekuilibrave financiarë, si janë shlyerja e borxheve.
Pozitive agjencia vlerëson edhe ekuilibrin e financave publike, ndërsa bën komentin se në të ardhmen mund ta rrisë edhe më shumë notën e Turqisë në qoftë se ekonomia e saj arrin të jetë më rezistuese ndaj ndikimeve shokuese që prekin ekuilibrat financiarë.
Brenda javës së fundit Moody's kishte ulur notat e kredisë të 5 bankave holandeze, j belge, 1 të Luksemburgut dhe notat e kredisë të Qipros greke dhe Spanjës.