29 Prill 2024

Moody's: Greqia një shkallë larg falimentimit

Athinë, 27 korrik - Pavarësisht një plani të ri shpëtimi, Greqia, që po ndihmohet nga komuniteti ndërkombëtar, është tashmë një shkallë larg falimentimit, njoftoi agjencia amerikane Moody's, e cila thekson se vendi nuk do të jetë në gjendje të rimbursojë të gjithë kreditorët e tij.

Moody's, e para ndër tri agjencitë që i ulën vlerësimin Athinës që prej njoftimit të enjten e kaluar të një plani të dytë ndihme për vendin e mbytur nga një borxh kolosal, e uli atë me tri shkallë, duke kaluar nga Caa1 në Ca. Ky vlerësim i fundit është vetëm një shkallë nga falimentimi. Në këtë kuadër, agjencia vuri nën vëzhgim tetë banka greke "për një degradim të mundshëm".

"Ky degradim pasqyron humbjet e pritshme që sjell shkëmbimi i borxhit", shpjegon Moody's, një nga tri agjencitë e mëdha botërore të vlerësimit financiar.

Sipas Moody's, "shkëmbimet e obligacioneve të vjetra greke me ato të reja që e shoqërojnë këtë marrëveshje do të çojë në atë që kreditorët privatë do të pësojnë humbje", shpjegon agjencia në një dokument të publikuar sot.

Sapo të kryhet shkëmbimi mes titujve të vjetër të borxhit grek dhe të rinjve, "Moody's do ta konsiderojë atë çast si falimentim të qeverisë greke lidhur me borxhin e saj publik", paralajmëron agjencia.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)