Moody ulë kredibilitetin e qeverive lokale në Spanjë
Madrid, 17 qershor - Instituti i shërbimeve kreditore Moody, ka ulur sërish nivelin e kredibilitetit të disa qeverive lokale në Spanjë si dhe të dy kompanive të rëndësishme shtetërore në këtë vend.
Kjo agjensi deklaroi se ka ulur nivelin e kredibilitetit të 8 qeverive lokale dhe të 4 komunave të Spanjës dhe paralajmëroi se do të ulë nivelin e kredibilitetit edhe pëe 15 qeveri të tjera lokale në Spanjë.
Moody uli kredibilitetin e dy kompanive shtetërore spanjolle, kompanisë së hekurudhave dhe kompanisë së rezervave strategjike.