Moody: GDP-ja e Rusisë do të rritet rreth 1 për qind
Moskë, 12 janar - Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Rusisë Maksim Oreshki deklaroi se besimi i ndërmarrjeve ruse po shtohet dhe mjedisi i biznesit po përmirësohet ndjeshëm. Sipas tij, këtë vit pritet që ekonomia ruse të shënojë rritje.
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody parashikon që pas dobësimit dy vjecar të ekonomisë, GDP-ja në vend të rritet rreth 1 për qind.
Sipas analizës së Moody-t, megjithëse Rusia përballet me sanksionet e Perendimit, ekonomia e saj ka prirje rritjeje. Ndërkohë rritja e çmimit të naftës ka ndikuar në uljen e presionit financiar të Rusisë.