Moody degradon disa banka
New York, 22 qershor - Shërbimi i Investitorëve të Agjencisë Moody ka ulur vlerësimet për disa nga bankat më të mëdha në botë, përfshirë Bankën e Amerikës, JP Morgan Chase, Citigroup dhe Goldman Sachs.
Sipas agjencisë së vlerësimit, bankat janë degraduar pasi perspektivat afatgjate të tyre për përfitim dhe rritje janë pakësuar.
Me degradim, bankave u kushton më shumë të mbledhin para nga shitja e borxheve.