Monti: Vendimi për shpëtimiin e Eurozonës, lajm i mirë
Romë, 13 shtator - Kryeministri italian, Mario Monti e cilësoi sot si një lajm të mirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese gjermane për autorizimin e miratimit të mekanizmave të rinj për shpëtimin e zonës euro.
"Ky është një lajm i mirë që do të mundësojë heqjen e pengesave të fundit me hyrjen në fuqi të traktatit për të ardhmen e fondeve të shpëtimit evropian'', konfirmoi ai gjatë një konference të përbashkët shtypi me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Pascal Lamy.