12 Janar 2025

Monti në kërkim të rritjes ekonomike për vitin 2012

Romë, 31 dhjetor - Në një konferencë shtypi të organizuar në fund të vitit, kryeministri italian Mario Monti ka bërë të ditur se Qeveria italiane po përgatit një paketë masash për nxitjen e zhvillimit ekonomik vitin e ardhshëm.

Monti u tha gazetarëve se paketa e reformave do të përqendrohet në forcimin e konkurrencës dhe liberalizimin e tregut të punës në Itali.

Ai tha se masat janë pjesë e fazës së dytë të planit të qeverisë së tij për ta nxjerrë vendin nga recesioni. Qeveria e Montit e ka kaluar raundin e parë të masave shtrënguese.

Megjithatë, Monti paralajmëroi se Italia ka akoma nevojë për një “përgjigje të bashkuar” nga Bashkimi Evropian për të zgjidhur krizën e borxheve.

Ai tha: “Problemet që kemi sot, janë kryesisht probleme të një natyre evropiane dhe për këtë arsye duhet gjetur një zgjidhje e përbashkët, një zgjidhje që të jetë e njësuar dhe e fortë.”

Monti shtoi se, pavarësisht dy ankandeve të suksesshme të bonove të thesarit të kohëve të fundit në Itali, ai nuk mendon se turbullirat financiare për vendin e tij kanë përfunduar.

 Monti pritet t’u paraqesë masa të reja nxitjeje homologëve të tij të Bashkimit Evropian, kur ata të takohen në fillim të janarit të vitit të ardhshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)