16 Maj 2024

Monti: Masat e reja do ta rrisin ekonominë italiane

Romë, 22 janar - Në Italinë e prekur më tepër nga kriza e borxheve, Kryeministri Mario Monti ka shpallur një plan veprimi për rritjen ekonomike që përfshin edhe hapa për privatizim.

Pas mbledhjes që Monti dje realizoi me Këshillin e Ministrave dhe që zgjati më gjatë se sa mbledhjet e tjera, ai bëri një deklaratë ku tha se plani i ri do të sjellë një konkurrencë më të gjallë dhe më shumë fusha pune për të rinjtë.

Monti tha se \"... ky nuk është vetëm një operacion ekonomik por në të njëjtën kohë edhe një plan i madh social dhe shtoi se plani i ri do të bëjë që PBB-ja të rritet 10%.

Në kuadër të privatizimeve parashikohet që të hapen rreth 5 mijë farmaci të reja, autorizimi i licencave të taksive t\'u jepet bashkive, taksitë të mund të punojnë part-time, të hapen supermarkete në pikat e shitjes së karburantit, të përhapen shërbimet self-service, të uljen përqindjet e interesit të marrë prej bankomateve, të pakësohet kostoja e shoqërisë së naftës ENI që aktualisht mbahet nën kontrollin e shtetit, të inkurajohen investimet duke nxjerrë në shitje unitetin e shpërndarjes së gazit natyror \"Snam Rete Gas\", etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)