Monti: Evropa ka nevoj për forcimin e rritjes ekonomike
Romë, 31 tetor - Kryeministri italian, Mario Monti ripërsëriti të martën bindjen e tij, të shprehur edhe më parë, se Evropa duhet të punojë ashpër për forcimin e masave të rritjes ekonomike në mënyrë që të mundësohet kapërcimi dhe dalja përfundimtare nga kriza e borxheve, në të cilën ndodhet, dhe jo vetëm të përqendrohet në disiplinimin buxhetor.
''Evropa do ta arrijë daljen nga kriza vetëm kur të jetë e aftë t'i rikthehet rritjes ekonomike", deklaroi Monti gjatë një Forumi Botëror për Ekonominë, në Romë, lidhur me çështjen e rindërtimit të konkurrencës në rajonin e vendeve evropiane.
''Sidoqoftë, rritja ekonomike duhet të jetë medoemos koherente me disiplinën buxhetore, të ecin paralelisht'', theksoi kreu i qeverisë italiane.