Monopoleve dhe korrupsionit nuk u ndalet turri as në Qeverinë Mustafa
Prishtinë, 6 prill - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka premtuar se do të zhdukë monopolet në biznes, por kjo nuk po ndodh në realitet. Kursi i qeverisjes që ka instaluar PDK-ja në çështjen e monopoleve nuk po lëviz as nën qeverisjen Mustafa.
Qeveria madje hesht kur pyetet se pse vazhdohet avazi i vjetër i monopoleve në fushën e biznesit.
Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës se a po shkon qeveria Mustafa gjurmëve të qeverive Thaçi 1 dhe Thaçi 2.
Këto dy parti që tash janë në koalicion janë sharë mes vete, por sot bashkëjetojnë për interesa të tyre, duke mos ndërruar asgjë nga qeverisjet e mëhershme.
/Kosova Sot/