Monedha kineze, zyrtarisht në grupin e posaçëm të FMN-së
Pekin, 1 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar e prezantoi zyrtarisht monedhën kineze RMB në grupin e saj të posaçëm të monedhave të rezervës, një hap historik ky për vendin.
Presidentja e FMN-së Christine Lagarde njoftoi të premten se Renminbi-a do të konsiderohet nga komuniteti ndërkombëtar për t\'u përdorur lirisht si një monedhë globale, duke filluar nga e shtuna.
RMB-a i bashkohet dollarit amerikan, euros, yen-it dhe paundit britanik në grupin e posaçëm të njohur si SDR. Kjo gjithashtu është hera e parë e zgjerimit të grupit të monedhave që nga krijimi.
Lagarde po ashtu e quajti vendimin për të përfshirë RMB-në si një \"hap të rëndësishëm\" në integrimin e ekonomisë kineze në sistemet financiare dhe monetare globale dhe një pasqyrim i përparimit të bërë në reformimin monetar, të këmbimit valutor të vendit, si dhe sistemet financiare.