Modeli i ri bankar kinez sfidon atë tradicional
Pekin, 4 mars - Kompanitë më të mëdha kineze të interentit po nxitojnë të krijojnë produkte të financimit online duke ofruar norma konkurruese interesi që mund të shkojnë deri në 20 herë më të larta, si dhe nga ana tjetër përbëjnë një nga sfidat më të mëdha për sistemin bankar tradicional.
Aktorët kryesorë të kësaj beteje janë kompanitë e internetit Alibaba, Baidu, dhe Tencent, të cilat po prezantojnë një sërë produktesh financiare on line.
Shërbimet e financave online filluan me platformën e Alibaba-it, Yu\'E Bao, qershorin e kaluar. Nisma tërhoqi rreth 80 mijë përdorues që ditën e parë, pasi norma e interesit për depozitën ishte 7 për qind. Përdoruesit e platformës arritën në 61 milionë, me një vlerë totale prej 250 miliardë juanësh, ose rreth 40 miliardë dollarë, në vetëm tetë muaj. Sukesi i kësaj nisme ka shtyrë gjigantët e tjerë si Tencent, t\'i bashkohen lojës. Në fillim të këtoj viti Tencent lëshoi platformën e pagesave elektronike (E-payment) Tenpay.
Luo Mingxiong, është zëvendëspresident i Software and Internet Services Exchange, që tregon për suksesin e produkteve elektronike.
\"Këto lloj produktesh kanë injektuar energji të reja në tregun financiar të Kinës. Ky treg po rritet me 10 miliardë juanë në ditë.\"
Popullariteti tronditës i produkteve të menaxhimit të pasurisë rrjedh nga avantazhet e tyre të vërteta. Për shembull, një llogari kursimi nga Tencent ofroi një normë vjetore prej 6.38 për qind në 20 shkurt. Kjo është rreth 20 herë më e lartë se normat e bankave për produkte të ngjashme.
Ndërkohë minimumi i kërkuar për kursim është vetëm 1 juan. Pa prag investimi, të ardhura në kohë reale, periudha e caktuar e investimit dhe një kthim shumë më i lartë në krahasim me interesat aktuale të depozitave, ka bërë që shifrat e shitjes së këtyre produketeve të arrijën qiellin.
Liu Jiazhang, një analist i lartë i Tianhong Asset Management, thotë se avantazhet produkteve të financimit online kanë tërhequr më shumë moshat e reja.
\"Këto janë produkte që tërheqin investitorët e vegjël. Kërkesa për llogari investimesh fillon në vetëm katër mijë juan. Dhe produkti ka tërhequr një turmë të rinjsh. Një e katërta e klientëve Yu\'E Bao janë studentë universiteti,\" thotë Liu.