08 Nëntor 2024

Modeli i aftësimit profesional, mundësi e mirë e punësimit të rinjëve

Dortmund, 7 dhjetor - Me ftesë të Odës Zejtare të Dortmundit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi dhe kryetari Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gërxhaliu po vizitojnë këtë institucion të rëndësishëm për fushën e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite, ministri Abrashi diskutoi me përfaqësuesit e këtij institucioni për projektin \"Akademia e Ndërmarrësisë\", përmes të cilit Oda Zejtare e Dortmundit në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, po bartin përvojen e ndërmarrësisë gjermane në Kosovë, e ku Ministria e Punës dhe Mirëqenies dhe Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë janë anëtare të bordit drejtues.

Në kuadër të agjendës së vizitës së ministrit Abrashi, partnerët e projektit \"Akademia e Ndërmarrësisë\", Oda Zejtare e Dortmundit dhe Oda Ekonomike e Kosovës, raportuan mbi aktivitetet e zhvilluara gjatë këtyre viteve, me theks ngritjen e kapaciteve të ndërmarrjeve të Kosovës në fushën e të bërit biznes.

 Me këtë rast u vlerësua që trajnimet dhe këshillimet dhënë bizneseve kosovare, përpos se i kanë shërbyer ngritjes së kapaciteteve të tyre, i kanë shërbyer edhe rrjetëzimit mes bizneseve të dy vendeve.

Ministri Abrashi shprehu interesimin për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit, në funksion të trajnimit dhe aftësimit të ndërmarrësve në Kosovë, si dhe premtoi angazhimin e tij në funksion të eksplorimit të mundësive.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)