01 Maj 2025

Modeli gjerman garancë për të ardhmen e Kosovës

Prishtinë, 8 prill - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur në takim Wilhelm Hicking, kryetar i Odës Ekonomike në Dortmund të Gjermanisë, i shoqëruar nga Franc Musolli koordinator i projektit për partneritet për Arsim Professional në Kosovë dhe Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua për avancimin e bashkëpunimit në fushat që mbulohen nga MZHE, ndërsa në fokus ishte iniciativa e kësaj ode për shkollimin e 25 të rinjve kosovarë në Gjermani në fushat si: mekatronika, elektronika, menaxhim etj, si dhe mundësia e bartjes të përvojës së tyre akademike dhe profesionale në Kosovë.

Ministri Ismajli ka shtuar se investimi në rritjen e kapaciteteve njerëzore është mjaft i rëndësishëm duke e cilësuar si investimin me normën më të lartë të kthimit, ndërsa vlerësoi lartë interesimin e kësaj ode gjermane për të mbështetur Kosovën në këtë aspekt.

Ndryshe, Oda Ekonomike Gjermane ka mbështetur Qendrën e Inovacionit në Drenas, ndërkaq po planifikon ta mbështes Qendrën e Trajnimit të KEK-ut me qëllim të ngritjes së niveli të cilësisë dhe profesionalizmit, me çka në këto dy qendra certifikimi dhe licencimi do të bëhet sipas standardeve evropiane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)