15 Nëntor 2024

MMPS-ja pajtohet me pensionistët për kategorizim të pensionioneve

Prishtinë 25 prill- Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi ka pritur sot në takim pune drejtuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Shaban Kajtazi.

Në këtë takim u diskutua lidhur me procesin e kategorizimit të pensioneve të pensionistëve kontributdhënës sipas shkallës së edukimit të tyre.

Ministri i njoftoj mysafirët se procesi i kategorizimit është duke shkuar drejt finalizimit, janë duke u përpunuar afër 17,000 aplikime për kategorizim dhe se pritet që pagesa retroaktive për 4 muaj për këto kategori të bëhët deri në fund të këtij muaji. Gjatë këtij takimi u arrit edhe pajtushmeria për shumën që do të marrin pensionistët kontributdhënës sipas edukimit, propozim që do të paraqitet në mbledhjen e ardhshme të Qeverise për aprovim.

Ndërkaq Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, në emër të pensionistëve falënderoi ministrin Abrashi dhe Qeverinë në përgjithësi  për hapat e ndërmarrë për implementimin e kategorizimit sipas shkallës së edukimit si dhe për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në përpjekje të përmirësimit të kushteve të pensinonistëve dhe realizimin e drejtave të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)