19 Maj 2024

MMPH ul çmimet për qytetarët rreth tarifave kadastrale

Prishtinë, 11 qershor - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nxorri Udhëzimin Administrative për tarifat e shërbimeve dhe të produkteve nga zyrat kadastrale dhe kompanitë gjeodete të licencuara dhe Udhëzimin Administrativ për licencimin e kompanive gjeodete dhe gjeodetëve.

Sipas UA për tarifat kadastrale do të vendosen tarifa unike për shërbimet dhe produktet kadastrale, që kryhen nga Zyrat Kadastrale Komunale, kompanitë gjeodete dhe gjeodetët e licencuar.

Këto tarifa janë vendosur me qëllim të mbulimit të plotë të shpenzimeve, duke përfshirë shpenzimet e kostos për material dhe punë, si dhe shpenzime tjera gjatë një periude mesatare të prodhimit.

Shërbimet për të cilat janë vendosur tarifat e parapara me këtë UA përfshijnë ndërrimin e kulturave të parcelave, ndarjen e parcelave, bashkimin e parcelave, matjen e ndërtsave, matjen e pjesëve të ndërtesave, matjet e përçojavem përcaktimin e kufijëve të parcelave, rirregullimi i kufijëve të parcelave, dhënia e dëshmive nga baza e të dhënave kadastrale tekstuale apo grafike sipas kërkesave të palëve nga ZKK, punët e zyrës sipas kërkesës së palëve, punët e veçanta gjeodezike dhe bazat gjeodezike.

Ndërkaq, u nxorr edhe Udhëzimi Administrativ për licencimin e kompanive gjeodete dhe gjeodetëve, i cili parasheh rregullimin e procedurave të licencimit të kompanive gjeodete dhe licencimin e gjeodetëve me qëllim të zbatimit të Ligjit për Kadastrën.

Me këtë UA, kompanitë gjeodete mund të licencohen duke i përmbushur kushtet e këtij udhëzimi, ndër të cilat janë regjistrimi në regjistrin e bizneseve në organin kompetent, të ketë marrëdhënje pune me së paku një gjeodet të licencuar me përgaditjen profesionale Doktor Shkence, Master, BSCH dhe Shkollën e Lartë të Gjeodezisë, të posedojë pajisje dhe instrumente për kryerjen e punëve profesionale dhe të ketë lokalin në pronësi ose të drejtën e shfrytëzimit të një lokali të punës.

Ndërsa për pajisjen me licencië të gjeodetëve duhet të përmbushen kushtet ku parashihet përgaditja profesionale Doktor Shkence, Master, BSCH dhe Shkollën e Lartë të Gjeodezisë, përvoja e punës në punët e gjeodezisë ose të kadastrës për së paku 3 vjet pas diplomimit, të ketë dhënë provimin profesional në lëmin e gjeodezisë dhe të kadastrës, të mos jetë në marrëdhënie pune me orar të plotë në institucione/subjekte që merren edhe me punë gjeodezike dhe kadastrale, të  ketë në pronësi instrumente për matje apo marrëveshje për huazim, të dëshmojë se instrumenti për matje është i certifikuar dhe plotëson standardet teknike për kryerjen e punëve profesionale dhe të ketë lokalin-objektin e punës qoftë në pronësi ose të drejtën e shfrytëzimit.

Ky UA gjithashtu parasheh edhe licencimin e kompanive të veçanta, siç janë kompanitë e huaja (vetëm në rastin kur janë fitues të tenderëve ndërkombëtarë).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)