MMPH shënon Ditën Botërore të Planifikimit të Qyteteve
Prishtinë, 8 nëntor - Instituti për Planifikim Hapësinor në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizon tryezën e rrumbullakët, e cila do të mbahet me rastin e 8 Nëntorit - “Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve”.
Tema e këtij viti është “Lagjja” si element themelor i organizimit funksional dhe urbanistik të qyteteve/vendbanimeve tona.
Folës në këtë ngjarje do të jenë përfaqësues nga: MMPH, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Fakulteti i Arkitekturës, UN-Habitat, Komuna e Prishtinës etj.
Me këtë rast MMPH do të shpallë edhe rezultatet e konkursit të fotografisë me temën “Njoftohu me lagjen time”.
Qëllimi i kësaj gare është që përmes fotografisë të prezantohen të gjitha lagjet e Republikës së Kosovës.