MMPH padi penale ndaj Eqrem Kryeziut dhe të tjerëve
Prishtinë, 11 mars - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ngritë Kallëzim Penal kundër Eqrem Kryeziut ish-kryetarit të Prizrenit, Hyssein Kazaz ish-drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor KK Prizren, Ylber Gashit Inxhier dhe hartues i Lejes Ndërtimore, si dhe përfaqësuesit të Kompanisë N.T.SHstudio projektuese DIARKO - Iftiman Lutfiu nga Prizreni. Kjo për shkak të parregullsive në Prevallë.
Në vazhdën e aktiviteteve rreth parregullsive në Prevallë, MMPH ka ngritë Kallëzim Penal kundër Eqrem Kryeziut ish-kryetarit të Prizrenit, Hyssein Kazaz ish-drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor KK Prizren, Ylber Gashit Inxhier dhe hartues i Lejes Ndërtimore, si dhe përfaqësuesit të Kompanisë N.T.SH studio projektuese \"DIARKO\" - Iftiman Lutfiu nga Prizreni.
Në periudhen kohore 2006-2008 pas hartimit të Planit të Përkohshëm Rregullues Urban të zonës së Prevallës në Parkun Nacional \"Sharri\" nga Asambleja Komunale e KK të Prizrenit janë lëshuar një numër i konsiderueshëm i lejeve ndërtimore në kundërshtim me PRrU si dhe dispozitat ligjore të cilat rregullojnë fushën e Planifikimit Hapësinor.
Personat e lartpërmendur kanë ushtruar ndikim dhe presion te vartësit e tyre, duke i urdhëruar që gjatë kësaj periudhe kohore të lëshojnë leje ndërtimore për ndertimin e objekteve ne fshatin turistik prevalle ne ku dershtim me Legjislacionin egzistues.
Në Asamblen Komunale të Prizrenit është miratuar Plani i Përkohshem Rregullues Urban për zonen e Prevalles me ç\'rast janë specifikuar kodet për ndërtim të shtëpive, ndërkaq në një plan tjetër i cili nuk ka qenë i miratuar nga Asambleja Komunale e Prizrenit dhe pa pëlqim nga MMPH. Për tipet e shtëpive janë dhënë kode të tjera, të cilat janë në kundërshtim me Planin paraprak të aprovuar nga Asambleja Komunale, ndërsa praktikisht në terren në zonën e Fshatit Turistik të Prevalles cuditërisht janë dhe e kode krejtesisht të tjera.
Lejet e ndërtimit jane dhënë sipas tipeve të fundit për ndertimin e vikend shtepizave gjë që janë në kundërshtim me PRrU dhe pëlqimin e MMPH.
Kjo laramani e tre llojeve te kodeve per tipet e vikendshtepizave është bërë me qëllim nga personat e sipërpërmendur për t\'i fshehur gjurmët e shkeljeve ligjore me ç\'rast është bërë shkatërrimi dhe degradimi i mjedisit në këtë zonë të mbrojtur me vlera natyrore dhe kombëtare.
Te gjitha keto veprime kunderligjore jane bërë nën urdhërat dhe dijeninë e ish kryetarit të Prizrenit Eqrem Kryeziu dhe vartësve të tij të cilët kanë punuar në Komunen e Prizrenit apo dhe kane qenë te angazhuar nga Komuna në cilësi projektimi të vikendshtëpizave.
Kështu që të apostrofuarit kanë kryer vepër penale nga neni 422 - keqperdorimi i pozites dhe autoritetit zyrtar; veprën penale nga neni 431 -ushtrimi i ndikimit dhe vepren penale nga neni 347 qe ka të bëjë me ndotjen dhe degradimin ose shkatërrimin e mjedisit të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.