MMPH ndan 50 mijë euro për rregullimin e kanalizimit në Mitrovicë
Prishtinë, 16 maj - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për projektin:
Rregullimi i Kanalizimit në Mitrovicë, i cili kap vlerën 50,000,00 . Me realizimin e këtij projekti të përkrahur nga Ministria e Mjedisit,
banorët e Mitrovicës përfitojnë në ngritjen e cilësisë dhe mirëqenies së përditshmërisë së tyre.
Gjatë nënshkrimit të memorandumit z. Bahtiri, falënderoi ministrin z. Shala për përkrahjen e dhënë në rregullimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të zeza.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi nisë realizimi i menjëhershëm i projektit.