15 Nëntor 2024

MMPH ndan 30 mijë euro për rregullimin e ”Verrave të Llukës”

Prishtinë, 17 mars - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka vizituar sot Deçanin, me ç’rast ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, me kryetarin e Komunës, Rasim Selmanaj.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është bashkëfinancimi i projektit “Rregullimi i hapësirës gjelbëruese te Verrat e Llukës”, si dhe përcaktimi i obligimeve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunës së Deçanit, për realizmin e këtij projekti.
 
Projekti “Rregullimi i hapësirës gjelbëruese te Verrat e Llukes” ka vlerë parallogaritare prej 1 528 729 euro. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për vitin 2016, do ta financojë këtë projekt me 30 000 euro.

"Verrat e Lukës" njihen mes tjerash edhe për tubimin e madh të pajtimit të gjaqeve, që ishte mbajtur në vitin 1990. Ministri Ferid Agani tha se kjo hapësirë është dashur të rregullohet qysh moti.

"Ky është një projekt madhor dhe shume i vonuar ne vendin tonë. Është dasht më herët që kjo hapësirë të rregullohet dhe të ruhet e të shndritet si një pasuri kombëtare. Jam i kënaqur që këtë vit kemi pasur mundësi buxhetore për ta mbështetur këtë projekt. 1.5 milion euro, sipas Komunës është paraparë të kushtojë ky projekt, i cili duhet faza-faza duhet që të finalizohet deri në maj të vitin tjetër", tha Agani.

 Kryetari i Deçanit, Rasim Selamnaj, falënderoi MMPH-në për mbështetjen. Ai shfaqi besimin se edhe pjesa tjetër e buxhetit do të sigurohet dhe që deri më 1 maj 2017, projekti të përmbyllet.

Më pas, Agani dhe Selmanaj kanë dalë në vendin ku do të kryhen punimet.
 
"Kemi dalë këtu, së bashku me ministrin Agani, të shohim vendin e 'Verrave të Llukës'. Po fillojmë konkretisht të punojmë në këtë drejtim sepse kemi nënshkruar një memorandum së bashku. Shpresojmë që brenda 30 ditëve me filluar me punë. Presim që deri në majin e vitit të ardhshëm, pjesa e hapësirës do të rrethohet, do të bëhet rrafshimi dhe gjelbërimi, ndërsa pjesa e trajtimit të Lugut mund të shkojë pak më gjatë. Kjo do të varet shumë edhe se sa do të mund të sigurojmë fonde", tha Selmanaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)