15 Nëntor 2024

MMPH ndan 200 mijë euro për Komunën e Graçanicës

Prishtinë, 18 mars - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani ka vizituar sot Komunën e Graçanicës, me ç’rast ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, me kryetarin e kësaj Komune, Vladeta Kostiq.

Qëllimi i marrëveshjes është realizimi i projektit “Rregullimi i Kanalizimit”. Shuma e ndarë nga Ministria për këtë projekt është 200 mijë euro.

Ministri Agani ka theksuar që ky memorandum nënkupton një ndihmë financiare për rregullimin e sistemit të kanalizimit me theks të veçantë në ndërtimin e kolektorit të gypave që menagjojnë ujërat e zeza.

“Ky memorandum nënkupton një ndihmë financiare që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i jep Komunës së Graçanicës për rregullimin e sistemit të kanalizmit me theks të veçantë në ndërtimin e kolektorit të gypave të cilët menagjojnë ujërat e zeza në vendbanimin e Qagllavicës por pastaj edhe pjesën e mbetur të Komunës së Gracanicës”, ka thënë Agani.

Ndër të tjera, Agani ka shtuar që ministria e mjedisit në vazhdimësi e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë adresimin e çështjeve të ndryshme mjedisore.

“Bëhet fjalë për një investim 200.000 mijë euro që Komuna e Gracanicës do ta menagjojë gjatë vitit që vjen edhe ky projekt natyrisht është i përpiluar nga Komuna dhe reflekton nevojat e Komunës. Ministria e Mjedisit në vazhdimësi e ka mbështetur këtë Komunë dhe do të vazhdojë ta mbështesë në adredsimin e çështjeve të ndryshme mjedisore dhe duke pas parasysh bashkëpunimin në vitin e kaluar besoj që edhe ky projekt do të realizohet me kohë”, ka përfunduar Agani.

Ndërsa Vladeta Kostiq, Kryetar i Komunës së Gracanicës ka thënë që projekti i rregullimit të ujërave të zeza është një projekt i qëlluar dhe me shumë vlerë.

“Projekti i rregullimit të ujërave të zeza është një projekt i qëlluar dhe me shumë vlerë për komunën e Graçanicës. Për mua është një prioritet që këtë muaj të fillojë punimet dhe tenderimin e këtyreve procedurave me kohë”, ka thënë Kostiq duke falendëruar Ministrin Agani për ndihmen.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)