16 Janar 2025

MMPH kujdeset për të burgosurit dhe të përndjekurit politikë

Prishtinë, 21 shkurt - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi nxorri Udhëzimin Administrativ për caktimin e kushteve dhe kritereve për sigurimin e banimit familjar për ish të dënuarit, ish të burgosurit dhe ish të përndjekurit politikë.

Ky Udhëzim do të sigurojë banimin familjar të këtyre kategorive që akoma nuk e kanë zgjidhur çështjen e banimit me ndihmën e programit për ndërtimin e objekteve me qira joprofitabile, programit për adaptimin e banesave tjera në pronësi të komunës dhe Ligjit për Financimin e Programeve të Veçanta të Banimit.

Përfitusit nga ky UA janë familjet e ish të dënuarve, ish të burgosurve dhe ish përndjekurve politikë që plotësojnë kriteret për sigurimin e banimit sipas UA për përcaktimin e rradhës së përparësisë për kategoritë e familjeve që mund të përfitojnë nga programet e veçanta të banimit të vitit 2010. 

Sipas ligjit në fuqi, kategoritë që mund të përfitojnë nga këto programe janë familjet që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi individuale, kanë mbetur pa banesë (shtëpi) si rezultat i dëmtimit të shtëpive gjatë luftës së fundit dhe posedojnë sipërfaqe banimi nën normat e banimit të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike.

Kërkesa për realizimin e së drejtës për sigurimin  e banimit te familjeve të ish të dënuarve, ish të përndjekurve dhe ish të burgosurve politikë parashtrohet në organet përkatëse komunale për çështjet e banimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)