19 Nëntor 2024

MMPH kërkon mbrojtjen e lumit Sitnica e Ibër nga mbetjet e Trepçës

Prishtinë, 24 shtator - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi dhe zëvendësministri, Ferat Shala, sot takuan drejtorin menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Shkëlzen Lluka.

Palët u darkorduan për bashkëpunim më të thellë në mbrojtjen e ujërave dhe sanimin e ndotjeve që po shkaktohen në lumin Sitnica e Ibër nga mbetjet industriale të ndërmarrjes Trepça.

Ministri Gashi dhe zëvendësministri Shala kërkuan angazhim më të madh të Agjencisë që momentalisht menaxhon me këtë ndërmarrje, për mbrojtje dhe rehabilitim të ujerave të Kosovës, respektivisht atyre që kalojnë nëpër qytetin e Mitrovicës dhe Artanës, duke respektuar parimin fundamental që “ndotësi paguan”.

Lluka deklaroi se do të angazhohet që ky problem t’i paraqitet edhe bordit dhe të ndërmirren masa sa më shpejtë për zbutjen e kësaj problematike.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe rreth menaxhimit të shpellës së Gadimës, pasi që tash për tash ky monument i natyrës me rëndësi të veçantë është nën menaxhim të Agjencisë Kosovarë të Privatizimit.

Ata po ashtu u dakorduan që shpella t’i kalohet në menaxhim Ministrisë së Mjedisit, përmes formimit të drejtorisë për administrimin e monumentit të natyrës, i cili aktivitetin e tij do ta kryejë në pajtueshmëri me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)