MMPH do të shpenzojë 240 mijë euro vetëm për makina

Prishtinë, 26 prill - Edhe viti 2013 ka nisur me blerjen e veturave të reja në institucionet e Kosovës. Kështu, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka blerë të tilla për këtë vit, ndërsa institucione të tjera presin t\'i blejnë ato në ditët në vijim.
Siç shkruan Tribuna, Ministria e Mjedisit, me në krye Dardan Gashin ka vendosur të shpenzojë plot 240 mijë euro, vetëm që punonjësit e tyre të jenë komod në punë dhe në vozitje.
Tenderin për këtë punë MMPH-ja e ka ndarë në tri lote. Në këtë ministri nuk kanë pranuar të japin detaje për blerjen e këtyre veturave. Kurse, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe njohës të ekonomisë shpenzimet për blerjen e tyre i shohin të paarsyeshme