27 Prill 2025

MKRS ndan 150 mije euro për organizatat rinore

Prishtinë, 29 mars - Rreth 100 organizata joqeveritare rinore kanë nënshkruar sot kontratat me Ministrinë e Kulturës, Rinisë për subvencionim të projekteve të ndryshme në fushat e sigurisë njerëzore, integrimit shoqëror, pjesëmarrje të rinisë, sport dhe kulturë.

Subvenciomi i OJQ-ve është bërë përmes një konkursi publik dhe mbështetja në total shkon në mbi 150 mijë euro.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi.

Në fjalën e tij, teksa ka uruar organizatat për marrjen e këtyre subvencioneve ka kërkuar nga ato që projektet t’i implemtojnë në mënyrë sa më efikase dhe që të ketë rezultate të prekshme.

“Këto nuk janë subvencionet e vetme nga Departamenti i Rinisë për këtë vit. Do të ketë edhe thirrje të tjera publike, për këto fusha por edhe në fushat që kanë të bëjnë me edukimin jo formal dhe me komponentin e ndermarrësisë, një aspekt ky shumë i rëndësishëm, pasi konkretisht i aftëson të rinjtë dhe ju ndihmon atyre në realizmin e ideve për biznese të reja dhe inovative.\"

\"Unë dua të kërkoj nga ju që vërtetë këto aktivitete t’i implementoni në mënyrë sa më efikase dhe që bashkërisht të mësojmë nga rezultatet në mënyrë që në të ardhmen bashkëpunimi mes nesh të jetë edhe më i madh”, ka thënë ai para përfaqësuesve të organizatave.

Ai ka vlerësuar angazhimin e organizatave për të kontribuar në realizimin e kërkesave te të rinjve dhe për të implmentuar projekte që synojnë aktivizimin e shoqërisë.

Ministri tha se mbështetja e MKRS-së për këto projekte dëshmon për një bashkëpunim mes institucioneve shtetërore dhe shqoërisë civile për të fuqizuar rolin e rinisë dhe pjesëmarrjen e saj sa më të madhe në jetën publike dhe vendimmarrëse.

Ai tha se përveç buxhetit të MKRS-së, që sivjet është rritur, janë implementuar edhe projekte të tjera me partnerë të shumë, si ai me Bankën Botërore në vlerë prej 2.8 milionë dollarë, projekte me OSBE-në, UNICEF dhe partnerë të tjerë.

Se rinia është prioritet i MKRS-së, tha ministri Krasniqi, dëshmon më se miri edhe hartimi i dokumentit bazë për pesë vitet e ardhshme, Strategjinë për Rini 2013-2017.

Ai tha se kjo strategji është një dokument mjaftë i mirë, i konsultuar me të gjitha grupet e interesit, që parasheh hapa konkret për të fuqizuar dhe mbështetur rininë.

“Sfida padyshim që mbesin, por ne duhet që bashkërisht, si institucione si shoqëri, dhe vet organizata rinore të punojmë bashkë që të krijojmë vërtetë mundësi më të mëdha për rininë. Organizatat rinore, vet të rinjtë duhet të punojnë me shumë përkushtim për të përfaqësuar drejt kërkesat e të rinjve, pa dallim dhe pa ndikime politike apo të tjera”, shtoi ai.

Ndërkaq përfaqësues të disa organizatave të mbështetura në këto konkurse kanë vlerësuar ndihmën që ka dhënë në vazhdimësi MKRS për projektet e organizatave të shumta rinore.

Ata kanë prezantuar qëllimet e tyre në projektet që do të implementojnë duke treguar përkushtim që do të ketë sa më shumë rezultatet dhe përfshirje sa më të madhe të të rinjve në ato projekte.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)