15 Janar 2025

MKRS dhe Doganat nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 18 tetor - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Doganat e Kosovës kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi për të bashkërenduar aktivitetet në mbrojtje të së drejtës së autorit dhe luftim të piraterisë.

Në emër të MKRS-së ka nënshkruar Sekretari i Përgjithshëm, Veton Firzi, ndërkaq për Doganat e Kosovës, drejtori Naim Huruglica.

Sekretari Firzi tha me këtë rast se nënshkrimi i këtij memorandumi dëshmon edhe njëherë vendosmërinë e institucioneve për zbatimin e legjislacioni dhe avancimin e mbrojtjes së të drejtave të autorit, dhe njëkohësisht hapa si ky ndikojnë direkt në përmbushjen e obligimeve në drejtim të agjendës evropiane të Kosovës.

Si qëllim kryesor i këtij memorandumi është bashkëpunimi në parandalimin e importimit apo edhe eksportimit të produkteve pirate të cilat shkelin të drejtën e autorit.

Drejtori i Doganave, Naim Huruglica tha ndërkaq se institucioni që ia menaxhon do të vazhdojë të punojë ngushtë me MKRS-në në mbrojtje të krijimtarisë origjinale artistike.

Në raportin e studimit të fizibilitetit të publikuar ditë më parë, e drejta e autorit është konsideruar si një nga fushat ku Kosova ka shënuar me së shumti progres.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)