MKRS certifikon 240 persona për përgaditjen e të rinjëve për tregun e punës
Prishtinë, 21 dhjetor - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit MKRS, respektivisht Departamenti i Rinisë, organizon sot ceremoninë e certefikimit të 240 përfituesëve të programit për fuqizimin e Shkathtësive Jetësore respektivisht përgaditjen e të rinjëve për tregun e punës.
Gjatë tre muajve të fundit, 240 të rinj nga tetë (8) rajone të ndyshme të Kosovës, përfshirë këtu edhe një grup nga radhët e minoriteteve janë trajnuar në fushat: Orientim në karrierë; Motivim; Kërkim pune; Shkrimin e CV-se dhe letrës motivuese dhe Shkathtësi komunikimi
Ky projekt është financuar nga MKRS dhe është zbatuar nga: Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim IMD