19 Nëntor 2024

Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri, mungon ujë i pijes

Prishtinë, 24 shtator - Instituti GAP dhe BIRN kanë vazhduar me publikimin e raporteve hulumtuese mbi problemet më të mëdha infrastrukturore dhe të qeverisjes me të cilat përballen komunat e Kosovës në prag të zgjedhjeve lokale të 2013.

Sot, në Mitrovicë janë publikuar edhe ri raporte për problemet kryesore dhe trendët afatmesme buxhetore të komunave: Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.

Visar Rushiti, analist i politikave në GAP, ka prezentuar të gjeturat kryesore të raporteve, duke u përqendruar në problemet të cilat GAP ka identifikuar gjatë hulumtimeve në terren.

Në bazë të hulumtimeve, shqetësimet kryesore të banorëve të Komunës së Mitrovicës janë: infrastruktura jo e mirë rrugore, mbeturinat në qytet dhe në lumin “Trepça”, ndotja e ambientit, mungesa e furnizimit me ujë të pijes, kundërmimi nga lumi “Lushta”, mungesa e ndriçimit publik.

Në raportin e GAP janë identifikuar edhe lokacionet konkrete se ku ndodhen problemet më të mëdha. Përveç këtyre problemeve të cilat janë cekur nga bashkëbiseduesit gjatë hulumtimit, GAP ka identifikuar edhe dy probleme që kanë të bëjnë me qeverisjen: mbingarkesa e administratës me staf civil dhe borxhi i lartë publik i Komunës së Mitrovicës.

 Visar Rushiti po ashtu ka përmendur edhe problemet të cilat janë hasur edhe në Komunën e Vushtrrisë dhe atë të Skenderajt.

Berat Thaqi, hulumtues në GAP, ka prezentuar trendët buxhetore për këto tri komuna, të nxjerra nga Kornizat Afatmesme Buxhetore 2014-2016.

Përfshirja e KAB në raportet e GAP ka për qëllim informimin e qytetarëve për kapacitete buxhetore të komunës dhe ndërlidhjen e buxhetit me aftësitë e komunës për të zgjidhur problemet me të cilat përballen qytetarët.

Bajramcurr Hasani, monitorues i BIRN për regjionin e Mitrovicës, ka shpalosur planet e BIRN për debatet parazgjedhore me kandidatët për kryetar komunash, të cilët do të përballen me pyetje konkrete se si do ti zgjidhin problemet e identifikuara nga BIRN dhe GAP.

Po ashtu, Hasani ka ftuar qytetarët që të gjitha shqetësimet e tyre ti adresojnë përmes platformës www.kallxo.com dhe këto shqetësime do t’i parashtrohen edhe kandidatëve për kryetar komunash gjatë debateve paraelektorale.

Këto raporte do ti dorëzohen të gjithë kandidatëve për kryetar komunash, me qëllim që kandidatët të përfshijnë në programin e tyre zgjedhor edhe alternativat për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Në ditët ne vijim, GAP dhe BIRN do vazhdojnë publikimin e raporteve komunale edhe për komunat e regjionit të Gjakovës, Prizrenit, Ferizajt, Pejës dhe Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)