16 Janar 2025

Mitrovicasit njihen me përvojat e biznesmenëve turq

Stamboll, 14 mars  - Një delegacion i Komunës së Mitrovicës, i kryesuar nga kryetari, Avni Kastrati si dhe drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Rrustem Abiti, të shoqëruar nga rreth 20 përfaqësues të bizneseve të rajonit të Mitrovicës, janë duke zhvilluar një vizitë në Turqi me qëllim të hulumtimit të fushave konkrete për bashkëpunim.

Kjo vizitë është duke u realizuar në kuadër të të projektit për “Zhvillimin dhe Menaxhimin e Parkut të Biznesit në Mitrovicë” dhe  financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Delegacioni nga Mitrovica gjatë vizitës atje, ka zhvilluar rreth 120 takime të ndryshme me përfaqësues të bizneseve dhe organizatave të ndryshme.

Drejtori Abiti, theksoi se në kuadër të këtij projekti që implementohet nga Komuna e Mitrovicës në partneritet me Prishtina REA, po zhvillohet një vizitë studimore në disa qytete të Turqisë, si në rajonin e Stambollit, në qytetet Kocaeli, Duzce, Bursa, Inegol dhe Jallova.

Sipas tij, në fokus kanë qenë takimet e biznesmenëve mitrovicas dhe atyre nga Turqia.

“Gjatë datë këtyre ditëve janë zhvilluar një mori aktivitetesh shumë të suksesshme lidhur me zhvillimin e biznesit, zonave ekonomike dhe zonave të lira ekonomike të këtij regjioni”, tha ai.

Në ndërkohë kryetari Kastrati, ka realizuar takime në Odën e Industrisë së Kocaelit, ku është takuar me nënkryetarin e komunës, mandej me kryetarin e Odës së Tregtisë dhe Industrisë – Dyzqe, kryetarin e Komunës së Duzqes dhe Valiun (kryetarin e rajonit të Dyzqes).

“Kemi vizituar Zonën e Lirë Ekonomike “Kosbas”, ku jemi njohur me praktikat e funksionimit të kësaj zone”.

Kastrati, i ka njoftuar nikoqirët lidhur me gjendjen ekonomike dhe të bizneseve në rajonin e Mitrovicës.

Ai i ka ftuar asociacionet dhe komunitetin e biznesit që të vizitojnë Mitrovicën për të parë për së afërmi mundësitë për investime dhe bashkëpunime me bizneset e këtij regjioni.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)