15 Janar 2025

Mitrovica përmirëson kushtet për biznese

Mitrovicë, 23 nëntor - Komuna e Mitrovicës ka bërë hapa të mëdhenj për përmirësimin e kushteve për të bërë biznes.

Kështu deklaroi, Rrustem Abiti, drejtor për Financa dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Mitrovicës, në një takim në kuadër të “Ditëve të biznesit të vogël” të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Mitrovicë.

Ai tha se Komuna e Mitrovicës, ka shkurtuar procedurat për regjistrimin e bizneseve dhe për këtë përmendi edhe mirënjohjen që i është ndarë kësaj komune.

“Kemi ecur mjaft mirë edhe me Parkun e Bizneseve në kuadër të të cilit tash veprojnë 22 biznese”.
 
Në këtë takim u ndanë edhe mirënjohje për tri kompanitë e para të rajonit të Mitrovicës sa i përket konkurrencës. Çmimin e parë e mori kompania “Pestova”, të dytin  kompania “Kotex” dhe të tretin kompania “Arjeta”.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)