27 Prill 2025

Mitrovica ndërton objekte të sportit në vlerë 30 milionë euro

Mitrovicë, 3 prill - Në vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti në Mitrovicë kanë nisur projekte të fuqishme në infrastrukturën e objekteve të sportit, të cilat për një kohë të shkurtër do të ofrojnë kushte moderne për sportistët.

Këto investime që llogariten mbi 30 milionë euro janë duke u bërë nga donatorët dhe nga grandet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Artan Osmani, thotë se këto janë vite të projekteve të mëdha, të cilat do ta shndërrojnë qytetin e minatorëve në një vend reference sa i përket objekteve për sport.

“Mitrovica historikisht ka qenë e njohur për sport dhe sportistë kulminant, prandaj edhe e ka merituar një mbështetje të tillë çfarë e ka tani”.

Në këtë kontekst, ai përmend fillimin e rinovimit të palestrës së sportit “Minatori” si dhe ndërtimin e qendrës multifunksionale, të cilat së bashku me qendrën tregtare që ka nisur të ndërtohet pranë tyre kap vlerën prej 24 milionë eurosh.

“Këto tri objekte financohen nga Komisioni Evropian dhe janë të ndërlidhura”.

Osmani cek edhe fillimin e rinovimit të stadiumit olimpik “Adem Jashari”, me një donacion të Ministrisë së Kulturës në vlerë prej 600 mijë euro.

“Do të punohet në dy faza, ku parashihet rregullimi i zhveshtoreve dhe disa hapësirave të tjera, ndërsa më pas do të nis edhe vendosja e ulëseve si dhe ndriçimit që është siguruar nga një donacion suedez”, tha ai.    

Gjithashtu ai bëri të ditur se Komisioni Evropian ka ndarë fondet për ndërtimin e një stadiumi të ri me bar sintetik, pranë stadiumit olimpik.

Për investimet në objektet sportive është interesuar edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në vizitën e fundit në Mitrovicë ka premtuar kushte që sportistët kosovarë të garojnë në nivele ndërkombëtare.

Ndryshe shumica e projekteve pritet të përfundojnë këtë vit dhe në fillim të vitit tjetër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)