05 Nëntor 2024

Mitrovica ndan 2 mijë euro për t'i dalë në ndihmë emergjente Shqipërisë

Mitrovicë, 26 nëntor - Komuna e Mitrovicës ndan 2 mijë euro nga buxheti i saj për ti ndihmuar Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se vendimi është marrë me qëllim që sado pak t’u dilet në ndihmë këtyre banorëve, të cilët janë përballur sot me lëkundje të forta tërmeti.

“Përkundër mundësive modeste, ne kemi vendosur që qytetarëve të Shqipërisë t’u ndihmojmë me një ndihmë financiare, në mënyrë që sado pak të ndihmojmë në përballimin e situatës së krijuar”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Po ashtu kryetari Bahtiri, shpreh ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe gjithë të lënduarve u dëshiron shërim të shpejtë, si dhe bënë thirrje për ruajtjen e qetësisë duke shpresuar që një gjë e tillë të mos përsëritet.

 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)