Mitrovica më projekt gjelbërimi
Mitrovicë, 6 maj - Në kuadër të projektit për Ngritjen e hapësirave të gjelbëruara, Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Mitrovicës ka nisur fazën e parë të gjelbërimit në këtë qytet.
Gjatë kësaj faze që parashihet të zgjas rreth një javë do të mbillen lule dhe fidanë drunore.
Drejtori i kësaj Drejtorie, Gani Rrustemi, tha se gjatë kësaj faze do të mbillen 5 mijë lule dhe 300 druaj të ri.
Për këtë projekt janë ndarë mbi 9 mijë euro. Lulet do të mbillen kryesisht skaj rrugëve dhe shesheve në qendër të qytetit, ndërsa drunjtë skaj rrugës në hyrje të tunelit.
Ai sqaroi se punët është duke i kryer firma Viola nga Gjilani.