18 Nëntor 2024

Misioni i ri, hap 200 mijë vende pune

Prishtinë, 13 maj - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka shpalosur Platformën Ekonomike të "Misionit të Ri" përpara disa qindra sipërmarrësve kosovarë. 


"Pas arritjes së lirisë, realizimit të pavarësisë dhe konsolidimit shtetëror, Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet në Misionin e Ri - i cili ka për qëllim zhvillimin e hovshëm ekonomik, themelimin e Fondit të Punësimit për krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe përshpejtimin e integrimit Euro-Atlantik", ka theksuar ai.

Premtimet kryesore të planit  gjithpërfshirës të zhvillimit "Misioni i ri"


1) Do të themelohet Fondi i Punësimit, duke riatdhesuar fondet e bllokuara që nga koha e UNMIK-t në banka të jashtme, si dhe duke përdorur burime të tjera. Po, 1.5 miliardë euro do të përdoren për të financuar rritjen e sektorit privat të ekonomisë kosovare.

2) Do të hapen 200. 000 vende të reja pune në sektorë si bujqësia, industria, infrastruktura, teknologjia informative, minierat, turizmi dhe shërbimet, duke dyfishuar prodhimin vendas.

3) Do të përmirësohet më tutje klima e biznesit nëpërmjet de-rregullimit, uljes së barrës fiskale, konsolidimit të zbatimit të ligjit, përmirësimit të bazës ligjore dhe shërbimeve publike. Do të trefishohen investimet e drejtpërdrejta të huaja dhe do të përfshihet intensivisht diaspora në zhvillimin e vendit.

4) 500 milionë euro do të investohen vetëm në bujqësi gjatë 4 vjetëve të ardhshme, duke hapur 50.000 vende të reja pune. PDK, deri më tash, ka qenë partia e vetme që ka investuar në bujqësi. Do të vazhdojmë me investime për rritjen e prodhimit bujqësor kosovar, ndërtimin e industrisë ushqimore dhe krijimin e vendeve të reja të punës në bujqësi.

5) Tërheqja e investimeve masive në sektorin e energjetikës dhe minierave – përfshirë ndërtimin e kapaciteteve të reja të Termocentralit Kosova e Re, investime në energji të rinovueshme, si dhe rimëkëmbjen e kompleksit të Trepçës.

6) Fokus në zhvillimin cilësor të arsimit dhe edukimit, bazuar në nevojat e tregut të punës. Arsimi parashkollor dhe ai profesional do të marrë vëmendje të veçantë. Shkollimi universitar në sistemin publik universitar do të jetë krejtësisht gratis, do të shtohen bursat për jashtë vendit, do të modernizohen kurrikulat dhe do të ndërtohen konvikte të reja.

7) Krijimi i Programit Shtetëror të Strehimit - së bashku me kompanitë kosovare të ndërtimit do të bëhet plani për ndërtimin e 20.000 banesave për raste sociale. Kjo masë, bashkë me rritjen e investimeve në infrastrukturë, do të krijojë 30.000 vende të reja të punës në sektorin e ndërtimeve në mbarë Kosovën.

8) Investim prej 200 milionë euro dhe krijimi i 4.000 vendeve të reja të punës në turizëm dimëror, duke hapur Qendrën Ndërkombëtare të Turizmit në Brezovicë. Përveç turizmit dimëror, do të investohet për të zhvilluar turizmin shëndetësor dhe terapeutik, agroturizmin, turizmin sportiv dhe të aventurës, turizmin kulturor e patriotik, të gjuetisë e peshkimit, si dhe atë transit, nëpërmjet të cilëve do të gjenerohen 20.000 vende të reja pune.

9) Vazhdimi me investime masive në infrastrukturë, thithja e fondeve nga donatore ndërkombëtarë për ndërtimin e Autostradës së Shkupit, ringjallja e Hekurudhës së Kosovës, tërheqja e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe donatorët tjerë në sistemin Ibër-Lepenc, si dhe inkurajimi i partneritetit privat-publik për të modernizuar infrastrukturën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)