08 Nëntor 2024

Misioni i FMN-së po qëndron në Kosovë

Prishtinë, 9 nëntor - Në vazhdën e vizitave të rregullta të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane.

Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti i informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike, për performancën e të hyrave buxhetore gjatë vitit 2016, në veçanti ato tatimore që janë duke performuar shumë mirë, si dhe për shpenzimet buxhetore  të cilat janë në linjë me planifikimet.

Ai gjithashtu i njoftoi përfaqësuesit e Misionit të FMN-së për Buxhetin e vitit 2017 që është paraparë të jetë në vlerën 2 miliardë euro,  i cili tashmë është miratuar në Qeveri dhe është proceduar në Kuvend për aprovim.

Ndërsa, shefi i Misionit për Kosovë Jacques Miniane e vlerësoi lart përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen dhe ecuritë pozitive të programit me FMN-në.

Të dy palët u pajtuan për të vazhduar me bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe  implementimin me sukses të Programit Stand-By. Ndër temat e tjera, gjatë kësaj vizite një vëmendje e veçantë do ti kushtohet çështjes së skemës së veteranëve të luftës dhe nevojës për gjetjen e një zgjidhje afatgjate të kësaj çështje.

Ekipi i FMN-së do të qëndroj në Kosovë deri më 18 nëntor, ku përveç takimeve me Ministrinë e Financave do të kenë takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve tjera në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)