Misioni i FMN-së mbërrin në Tiranë
Tiranë, 24 gusht - Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbërrin në Tiranë javën e ardhshme për të kryer vizitën e rregullt në çdo 3-mujor. Ky mision do të vlerësojë përmbushjen e objektivave dhe performancën e qeverisë shqiptare.
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbërrin në Tiranë javën e ardhshme për të kryer vizitën e rregullt në çdo 3-mujor. Ky mision do të vlerësojë përmbushjen e objektivave dhe performancën e qeverisë shqiptare.
Kjo vizitë kryhet në bazë të marrëveshjes së huas prej 295 milionë SDR, që FMN ka nënshkruar me qeverinë shqiptare në muajin shkurt. Orari i programit të disbursimit të kredisë parashikon datën 15 shtator, si kohë për disbursimin e transhit të tretë të huas prej 23.55 milionë SDR. Misioni i FMN-së pritet të dalë në një konferencë për shtyp në fund të vizitës, në 8 shtator.