19 Nëntor 2024

Misioni i FMN-së fillon vizitën në Kosovë

Prishtinë, 6 nëntor - Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, sot fillon misionin e pestë në Kosovë dhe deri më 18 nëntor të këtij viti do të bëjë rishikimin e pestë dhe të fundit të marrëveshjes Stand-By që Kosova ka me FMN-në.

Gjatë qëndrimit në Kosovë ky Mision do të ketë takime të shumta me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, Bankës Qendrore të Kosovës si dhe me institucionet tjera relevante, për të diskutuar mbi progresin që është arritur në raport me marrëveshjen Stand-By.

Pritet që edhe ky rishikim, ashtu si deri më tani, të përmbyllet me sukses, me që Qeveria e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret e performancës dhe ato strukturore për fund të gushtit, 2013.

Si rrjedhojë, kjo do të bëjë të mundur që Programi Stand-By me FMN-në, i cili përfundon në dhjetor të këtij viti, të përmbyllet me sukses.

Përveç diskutimeve mbi kriteret e performancës dhe ato strukturore, pritet të ketë diskutime edhe për sa i përket Buxhetit 2014, për të cilat ka pas konsultime me përfaqësuesit e FMN-së dhe është arritur pajtueshmëri për Buxhetin për vitin 2014, i cili është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)