25 Dhjetor 2024

Misioni i FMN-së do të jetë prezent virualisht në ATK deri me datë 10 mars

Prishtinë, 15 shkurt - Përmes platformës virtuale sot menaxhmenti i lartë i ATK-së ka mbajtur takimin fillestar me misionin e FMN-së për këtë vit.

Pikat e diskutimit në këta takim ishin mbi proceset e ndryshme të ATK-së, duke përfshirë këtu gjendjen me Covid-19 në Kosovë, si dhe ndikimin e saj në ATK dhe përpjekjet për zbutjen e këtij ndikimi.

Po ashtu, pjesëmarrësit e këtij takimi folën dhe prezantuan përpjekjet për reforma deri më tani, sfidat më të cilat proceset e përmendura janë ballafaquar gjatë implementimit, si dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për misionin e FMN-së.

Zëvendësues, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj, duke përmendur gjitha zhvillimet të cilat e kanë përcjellë institucionin e ATK-së, tha së mbështetja e misionit të FMN-së do të jetë e mirëpritur si çdoherë, veçanërisht në këtë periudhe kur rrethanat e pandemisë kanë ndërruar në masë të madhe planifikimet dhe pritjet e ATK-së.

Veç tjerash, përmes këtij takimi virtual u diskutuan edhe pikat tek të cilat ATK ka nevojë për mbështetje të misionit të FMN-së.

Ky mision do të jetë prezent virualisht në ATK deri me datë 10 mars, ku do të mbahen takim me grupe të ndryshme të zyrtarëve të ATK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)