Misioni i Bankës Investive Evropiane viziton Kosovën
Prishtinë, 11 shtator - Në Kosovë po qëndron për vizitë misioni i Bankës Investive Evropiane (BIE) i udhëhequr nga Matteo Rivellini.
Ministri Beqaj gjatë takimit me Rivellini shpalosi sektorët potencial për bashkëpunim me bankën më të madhe investive në Evropë.
Ministri theksoj rëndësinë e përfundimit të autostradës Prishtinë-Pejë dhe Linjën Hekurudhore 10 dhe poashtu shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me BIE-në në projekte tjera me ndikim rajonal në sektorët e energjisë dhe transportit.
Misioni është duke vlerësuar investimet potenciale në sektorin publik, respektivisht Linjën 10 Hekurudhore dhe Magjistralen Prishtinë - Pejë. Delegacioni e ftoj Ministrin Beqaj në vizitë në selinë e BIE-së në Luksemburg.
Ministri Beqaj gjithashtu është takuar në një takim të ndarë, me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilët i ka njoftuar me gjendjen makroekonomike dhe projektet potenciale.
Theks i veçantë i është kushtuar sektorit të energjisë, si dhe angazhimit të mundshëm të BERZH-it në këtë sektor.