25 Dhjetor 2024

Mirëpriten kompanitë e para në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren

Prishtinë, 26 prill - Kryeministri Albin Kurti dhe Ambasadori Gjerman Jörn Rohde së bashku me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe Kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka mirëpritën bizneset e para në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren.

Grupi i parë i bizneseve, sot gjatë ceremonisë u mirëpritën në hapësirat e tyre të reja. Ky grup prej gjashtë bizneseve nga sektorë të ndryshem, siç janë industritë kreative dhe kulturore, automatizimi industrial, shërbimet gjuhësore dhe arsimi dhe trajnimet, tashmë kanë nënshkruar marrëveshjet e tyre të qirasë në ITP në Prizren. Biznese të tjera do të bëhen pjesë e ITP-së gjatë javëve në vijim.

Kryeministri Kurti me këtë rast theksoi ky park, i cili ishte një kamp ushtarak për trupat gjermane të KFOR-it, një vend nga i cili partnerët tanë gjermanë garantuan sigurinë tonë, tani është shëndërruar në një urë lidhëse midis bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare.

''Si një qeveri reformiste, ne fuqishëm besojmë në mundësitë transformuese që sjell teknologjia informative dhe do të përpiqëmi të inkurajojmë sa më shumë bashkatdhetarë nga diaspora të investojnë në zhvillimin e biznesit.''

''Ne besojmë se dixhitalizimi është një vegël përmes së cilës veçanërisht të rinjtë tanë mund të jenë pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës dhe se studentët tanë janë të motivuar të kërkojnë përmbushje profesionale në Kosovë, në vendin tonë, dhe jo si punëtorë nepër Evropë. Qeveria jonë e sheh ITP-në si një katalizator të rëndësishëm në modernizimin e ekonomisë kosovare dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar që nga ky prjekt të bëjmë një storje suksesi”, ka theksuar Kurti.

Ambasadori Rohde nënvizoi mbështetjen gjermane për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës dhe posaçërisht për ITP-në në Prizren është e palëkundur.

''ITP është projekti ynë kryesor në bashkëpunimin bilateral të Gjermanisë dhe Kosovës. ITP ka një potencial të madh për të shërbyer gjithashtu si një destinacion për investime nga diaspora në Gjermani – qoftë në sektorin e TIK, në dixhitalizim, në përpunimin e produkteve ushqimore dhe bujqësore, industritë kreative ose edhe në sektorët tjerë relevant”, deklaroi Rohde.

Oferta e ITP-së për bizneset: ITP në Prizren ofron hapësirë për biznese dhe startup biznese, institucione të arsimit dhe trajnimit profesional, si dhe për aktivitete kërkimore dhe inovative.

Përtej një strukture të shkëlqyeshme dhe patundshmërive, menaxhmenti gjerman i parkut ofron shërbime biznesi dhe këshillim, ndërsa siguron një mjedis të sigurtë dhe të qëndrueshëm investimesh.

Një qendër dixhitale në ITP do të ofrojë shërbime për bizneset, hapësirat bashkëpunuese, programet e inkubacionit dhe përshpejtimit për të promovuar aktivitetet e ndërmarrësisë dhe për të krijuar ndërveprime të reja në mes të qiramarrësve në park.

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH (GIZ) është mandatuar nga të dy qeveritë për të menaxhuar dhe zhvilluar parkun.

ITP në Prizren është një projekt i përbashkët kosovaro-gjerman që synon të krijojë një mjedis tërheqës biznesi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Parku do të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës duke tërhequr investime dhe sjellur inovacion. Parku ndodhet në ish kampin ushtarak gjerman në Prizren, ka një hapësirë prej 40 hektarësh dhe përfshinë 56 ndërtesa dhe disa parcela për zhvillim të metutjeshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)