Miratohet struktura e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik
Prishtinë, 23 prill - Reformat dhe politikat ekonomike tash e tutje do të diskutohen në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE).
Nën udhëheqjen e ministres Mimoza Kusari, sot, u mbajt takimi i parë i këtij këshilli, ku u shtjellua qëllimi, rëndësia dhe roli i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
Gjithashtu, sot u miratua rregullorja mbi Strukturën dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
Në fjalën e saj hapëse, me pjesëmarrjen e nëntë ministrive, asociacioneve të biznesit dhe donatorë që ndihmojnë qeverinë e Kosovës me reformat ekonomike, ministrja Kusari Lila foli për rolin dhe rëndësinë e këtij këshilli, e cila tha se ky këshill do të koordinoj dhe udhëheq hartimin e politikave dhe implementimin e reformave që kanë për qëllim përmirësimin e biznesit dhe ambientin e investimeve si dhe arritjen e qëndrueshme ekonomike.
\"Ngritja e dialogut publiko-privat ndërmjet qeverisë dhe bizneseve ka rëndësi kruciale dhe pikërisht për këtë arsye, komuniteti I biznesit do të jetë i përfshirë në të gjitha proceset e hartimit të politikave. Komuniteti i biznesit duhet ta perceptoj këtë këshill si vend ku mund ti shprehin pikëpamjet dhe idetë për reformat ekonomike.
Më tutje Zv. Kryeministrja Kusari Lila tha se çdo legjislacion për ambientin e biznesit duhet të diskutohet në KKZHE. Është tejet e rëndësishme që çdo legjislacion që ka ndikim në politikat ekonomike të diskutohet fillimisht në këtë forum, në mënyrë që të gjitha palët e përfshira në këtë proces të jenë të informuar dhe të japin kontributin e tyre për të bërë procesin sa më gjithëpërfshirës dhe efikas që është e mundur- theksoi ajo.
Zv. Kryeministrja Kusari Lila prezantoi progresin e arritur në implementimin e Planit për Zhvillim Ekonomik gjatë vitit 2011.
Në fund, me qëllim të funksionimit sa më të mirë të këtij këshilli, Qeveria ka paraparë edhe adaptimin e një rregulloreje e cila do të strukturoj punën e Këshillit, si pjesë e kësaj rregulloreje, nga këshilli u rekomandua futja e Ministrisë së Ambientit si pjesë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
Sot, u miratua rregullorja mbi Strukturën dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, nga e cila u vendos se ky këshill do të mblidhet një herë në muaj me një agjendë mjaftë dinamike për proceset e zhvillimit ekonomik.