20 Nëntor 2024

Miratohet Projektligji për Investimet e Huaja

Prishtinë, 17 korrik - Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka miratuar projektligje, rregullore dhe vendime nga fushat e saja të përgjegjësive kushtetuese dhe Ligjore.

Projektligji i parë, i cili është miratuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është Projektligji për Investimet e Huaja.

Ky projektligj rregullon mbrojtjen, promovimin dhe inkurajimin e investimeve të huaja në Kosovë duke ju ofruar investitorëve të huaj të drejta dhe garanci themelore dhe të ekzekutueshme që u japin siguri për investimet e tyre.

Ato do të trajtohen në mënyrë të drejt në pajtim të plotë me sundimin e ligjit, standardeve dhe praktikave të pranuara ndërkombëtare.

 Projektligji për Institutin e Kosovës për Administratë Publike, i miratuar në mbledhjen e sotme, ka për qëllim rregullimin e organizimit, funksionimit dhe përgjegjësitë e Institutit të Kosovës për Administratë Publike, është miratuar në mbledhjen e sotme nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Instituti i Kosovës për Administratë Publike është përgjegjës për zbatimin e politikave dhe strategjive të trajnimit, arsimimit dhe zhvillimit të kapaciteteve të Shërbimit Civil.

Në mbledhje është miratuar edhe Rregullorja për punën e komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

Me këtë Rregullore përcaktohet mënyra e punës, organizimit, fushëveprimi dhe funksionimi i këtij komisioni. Komisioni është krijuar në pajtim me Ligjin për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror.

Kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për zhvillimin e procedurave ligjore për themelimin e Komunës së Zhegrës, bazuar në Kreun II të Ligjit për Kufijtë Administrativ të Komunave, si dhe kërkesën e parashtruar nga Bashkësia e Fshatit Zhegër.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore që ndikojnë në themelimin komunës së re të Zhegrës, bazuar në legjislacionin e zbatueshëm për vetëqeverisje lokale në Republikën e Kosovës.

Ministritë dhe komunat të cilat ndërlidhen me procesin e zbatimit të kushteve ligjore për themelimin e kësaj komune të re, janë të obliguara të ofrojnë përkrahje të vazhdueshme, sipas kërkesë së MAPL-së.

Sot është miratuar edhe Strategjia për Mbrojtjen e Mjedisit, e cila duhet të konsiderohet si pjesë e strategjisë afatgjate për zhvillimin e vendit. Zhvillimi social dhe ekonomik mund të shkojnë krahas  me një mjedis të shëndoshë.

Strategjia për Mbrojtjen e Mjedisit paraqet një hap të rëndësishëm përpara ku çështjet e mjedisit zhvillohen, planifikohen dhe menaxhohen si  një koncept afatgjatë. Kjo është përcaktuar edhe me Kushtetutën e  Kosovës

Qeveria ka vendosur  që në programin legjislativ për vitin 2013 të shtohet hartimi i 9 (nëntë) projektligjeve të reja, të ndryshoi afatin  e hartimit dhe miratimit të 14 (katërmbëdhjetë) projektligjeve të programit legjislativ dhe ka heq nga program 4 (katër) projektligje.

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar Raportin Vjetor për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin për organizatat buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2012. Raporti përmbush obligimet dispozitat ligjore të ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive.

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka marrë vendim që znj. Flutura Hoxha të emërohet në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Pronës Industriale.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejshëm të kërkesës për shpronësim dhe krijim të të drejtës së servitutit sendor për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat ndodhen  në zonat kadastrale të komunave Prishtinë dhe Obiliq dhe të cilat preken nga ndërtimi i trasesë për vendosjen e tubacioneve të ngrohjes nga Ndërmarrja Publike “Termokos”.

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka informuar kabinetin qeveritar me procesin e implementimit të projektit për ndërtimin e rrugës nacionale 6, Prishtinë-Hani i Elezit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)