24 Dhjetor 2024

Miratohet Projektligji për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike

Prishtinë, 22 korrik - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u ka prezantuar sot për shqyrtim deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, pasi Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e ka shqyrtuar projektligjin në fjalë dhe Kuvendit ia ka rekomanduar miratimin e tij në parim.

Ky projektligj, me 66 vota për dhe asnjë kundër, ka kaluar në Kuvend të Kosovës në leximin e tij të parë.

Projektligji ka për qëllim rregullimin e mënyrës së identifikimit dhe skemave të identifikimit elektronik; Kushteve të përdorimit të nënshkrimit elektronik, vulës elektronike, vulës elektronike kohore dhe të pajisjeve për krijimin e tyre; Shërbimeve të transmetimit që iu rekomandohen transaksioneve ligjore, procedurave gjyqësore dhe procedurave të tjera; Kushteve të lëshimit dhe përdorimit të certifikatave të kualifikuara për certifikimin e shërbimeve dhe autentifikimin e faqes së internetit; Shërbimet e besuara në transaksionet elektronike dhe dokumentet elektronike.

Ky projektligj zbatohet për skemat e identifikimit elektronik dhe për ofruesit e shërbimeve të besuara në transaksionet elektronike.

Ministrja Rizvanolli ka theksuar që Ministria e Ekonomisë ka pranuar kërkesa të vazhdueshme si nga sektori privat dhe nga ai publik, si dhe ai financiar bankar, që ky projektligj të aprovohet sa më shpejtë që është e mundur, për shkak të rëndësisë dhe nevojës për të.

Ligji është në përputhshmëri me rregulloren e BE-së mbi Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara për Transaksionet Elektronike në Tregun e Brendshëm (eIDAS regulation).

Gjatë seancës së Kuvendit, Ministrja Rizvanolli ka shtuar se ky projektligj nuk do të ketë kosto shtesë për Buxhetin e Kosovës, mirëpo për zbatimin konkret të dispozitave të këtij projektligji, Qeveria ka arritur të fitojë një grant prej Komisionit Evropian me vlerë prej 4 milionë euro, i cili do të shfrytëzohet për zhvillim e sistemit eIDAS.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)